Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte, është ndaluar të marri pjesë në seancë, pasi kishte vendosur një kravatë.

Aksesori i vendosur nga Krasniqi kishte një dizenjo kuqezi dhe shqiponjën dykrenare.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar vajza e Krasniqit, Gresa Krasniqi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se babait të saj mua t’ia zhveshin shqiponjën nga gjoksi, por kurrë nga zemra, madje duke e krahasuar atë me Mic Sokolin.

Postimi i plotë:

Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku.

Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonese mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur!

Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund nga t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume