Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë sot se Serbia po i shkel të gjitha parimet e Marrëveshjes Bazike.

Konjufca tha se parimet janë themeli i marrëveshjes Bazike dhe Serbia po i shkelë ato duke mos e pranuar Kosovën as de facto dhe duke penguar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Të gjitha këto, Konjufca tha se i japin të drejtë Kosovës që të mos hedhin hapa tutje.

Duke folur për Asociacionin, Konjufca tha se ai nuk është parim dhe mund të ketë afat, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Çështja e pozicionit të Kosovës ndonjëherë po ndërlikohet pa nevojë. Pozicioni insistues i qeverisë që kjo marrëveshje të zbatohet, parimet prej të cilave përbëhet marrëveshja do të hyjnë në fuqi në momentin që është pranuar nga ana e Serbisë. Parimet nuk kanë afat. nuk mund të thuash më 1 janar 2025 do të fillojë zbatimi i parimit. Parimet janë themelet e marrëveshjes. Dhe nën nenin 2 e keni parimin e barazisë sovrane mes Kosovës e Serbisë. Ky afat nuk ka parim. Nuk mund të thotë Serbia me Kosovën do të sillet agresore dhe në një moment do të fillojë të bëhet fqinj i mirë. Ne e përjetuam Banjskën në shtator, pasi Serbia e pranoi Marrëveshjen. Çështjet konkrete mund të kenë afate. p.sh kur do të hapet misioni diplomatik i Kosovës në Serbi.

Serbia po i shkelë parimet e marrëveshjes duke mos e pranuar fare Kosovën si shtet, as de facto dhe atë principin mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në institucionet evropiane. Nuk mund të kesh barazi sovrane mes shteteve, kur Serbia dërgon letrën për me zhvlerësu marrëveshjen. Ne e kemi subjektivitetin ndërkombëtar edhe pa Serbinë, por fakti që Serbia po i shkel të gjitha këto parime që i përmenda na jem neve të drejtë të mos mund ta hedhim hapin tjetër për të gjitha këto pjesë të saj.. Fakti që i përmenda të gjitha këto parime që po shkelen, kjo na jep neve të drejtë që të mos mund ta hedhim hapin tjetër për të gjitha pjesët e saj.

Ju e keni dëgju Asociacionin që po thonë, kjo është pika e shtatë. Asociacioni mund të ketë afat, por ai nuk është parim. Nëse ne sulmohemi nga Serbia, nëse Ministri i Mbrojtjes së Serbisë thotë kur ne do të kthehemi në Kosovë këtu janë shkelë parimet e marrëveshjes”, tha ai para mediave. /Reporteri.net/