Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar ngjarjet tragjike të 9 Korrikut të vitit 1997 ku në mbrojtje të flamurit kombëtarë ku jetën e humbën Milaim Dauti, Dr.Shpend Iseini dhe Nazmi Saliu, shkruan Top24
9 Korriku 1997 , ditë krenarie për flamurin, por edhe ditë trishtimi për kombin tonë!
Sot kujtojmë dëshmorët e historisë së popullit shqiptar, Milaim Dauti, Dr.Shpend Iseini dhe Nazmi Saliu.
Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për këtë tokë dhe për flamurin Kuq e Zi, lavdia e tyre të jetë një frymëzim i madh për brezat e ardhshëm.