Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov për ushtrues detyre drejtor të Teatrit kombëtar të Maqedonisë sot ka emëruar Nikolla Kimovskin, në vend të Simona Ugrinovskës e cila dha dorëheqje nga pozita e drejtores, njoftoi TKM.

“Në bazë të vendimit të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të datës 10 korrik, të nënshkruar nga ministri i Kulturës Zoran Lutkov, për ushtrues detyre të Institucionit nacional Teatri kombëtar i Maqedonisë është emëruar Nikolla Klimovski. Ndryshe, Simona Ugrinovska ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtores të cilën e kryente që nga viti 2018”, njoftuan nga TKM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume