Ndërkohë që trajneri Kuman bashkë me stafin janë duke përgatitur ndeshjen kundër Anglisë, autoritetet në Amsterdam janë duke menduar seriozisht për ceremoninë në rast se kombëtarja e tyre fiton trofeun.Federata Holandeze e Futbollit dhe organet përkatëse janë duke e menduar edhe skenarin më të mirë dhe më të bukur të mundshëm të këtij Europiani.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Gjithçka do të festohet ditën e martë, 2 ditë pas finales së madhe. Burime nga federata holandeze bëjnë me dije se gjithçka kërkon shumë përgatitje dhe për këtë arsye duhet edhe të diskutohet.
Kombëtarja e Holandës do të ketë një ceremoni pritjeje dhe një festë madhështore vetëm në rast se do të fitojë titullin kampion, por jo nëse Holanda e mbyll në vendin e dytë.

Kjo gjë nuk ndodhi as në vitin 2010 kur Holanda humbi kundër Spanjës në Botërorin e Afrikës së Jugut. Holanda është duke pritur me padurim triumfin.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com