“Ne jemi një”, trajneri Imeri: Më pengojnë ndarjet që i bëjnë analistët nga Kosova dhe Shqipëria me favorizimin e futbollistëve (VIDEO)

Trajneri i njohur dhe ambicioz nga Tetova, Berat Imeri, në një intervistë për emisionin “Goli i Europianit” në Open-TV ka deklaruar se i pengojnë shumë ndarjet që i bëjnë analistët nga Kosova dhe Shqipëria rreth lojtarëve të Kombëtares.
“Gjithmonë më kanë penguar analizat e analistëve në Shqipëri dhe Kosovë kur i favoriziojnë futbollistët nga Shqipëria dhe Kosova. Mua personalishtë më ka penguar shumë. Ne jemi aq të vogël saqë këto ndarje nuk ka duhen. Ne jemi një, dhe pavarësishtë se nga vijnë futbollistët ata përfaqësojnë kombëtaren tonë, kombin tonë. Hajde të nisemi edhe ne golat më të bukur i ka bërë Jasiri, i ka bë Nedimi, Taulanti. Ata të gjithë janë nga Maqedonia. Por kjo ka pak rëndësi, sepse ata të gjithë janë shqiptarë dhe me dëshirë të madhe e përfaqësojnë kombin shqiptar”, deklaroi mes tjerash trajneri Imeri për Open-TV.