Secili 11 Korrik na kthen në epokën e tragjedisë së boshnjakve. Gjenocidi në Srebrenicë, një nga tragjeditë më të tmerrshme të shekullit 20-të, është sinonim i dhimbjes së thellë.
Ditën e nisa, me homazhe për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. Homazhet janë një formë përkujtimi për një kujtim të hidhur, por që nuk duhet harruar kurrë.
29 vjet më parë, mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë, u vranë brenda ditës në Srebrenicë. Ky gjenocid tregon se si urrejtja e skajshme frymëzon krime të papërfytyrueshme kundër njerëzimit.
Çdo ditë e përherë, duhet të punojmë në mirëmbajtjen e kujtesës sonë kolektive dhe në emancipimin e brezave të rinj, që tjetri nuk është armik. Duke nderuar kujtimin e viktimave, dhe duke mësuar nga e kaluara, mund të ndërtojmë një të ardhme ku krimet e tilla nuk do të ndodhin më kurrë.