Katër persona kanë vdekur teksa tentonin të kalonin Kanalin Anglez për në Britaninë e Madhe nga Franca.

Roja bregdetare franceze konfirmoi vdekjet pasi një varkë u përmbys dhe tha se 63 emigrantë ishin shpëtuar gjatë një përpjekjeje për kalim gjatë natës.

Vdekjet u raportuan fillimisht nga gazeta franceze La Voix Du Nord dhe transmetuesi BFM TV, i cili citoi autoritetet lokale, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume