Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë gjithë periudhës derisa ka qeverisur me vendin ka dëshmuar se mbështet rritjen e pagave të punëtorëve, respektivisht pagën minimale.

Këtë e dëshmon rritja e pagës minimale veçanërisht në 7 vitet e fundit, ku kemi rritje mbi 100% të pagës minimale, pavarësisht të përballjes me krizën botërore COVID-19 dhe krizën energjetike.

BDI gjithmonë në Programën e vet një ndër prioritetet kryesore e ka ngritjen e standartit jetësor të qytetarëve.

Andaj, BDI e mbështetë pa asnjë dyshim kërkesën e LSM-së, të cilët kërkojnë që të ardhurat e punëtorëve të jenë së paku 450 euro, në vend të 370 eurove të tanishme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume