SHBA-të thonë se do të punojnë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të mbajtur përfitimet e Marrëveshjes së Prespës, pasi kryeministri Hristijan Mickoski në deklarimet publike gjatë kohës së Samitit të NATO-s në Washington nuk e përdori gjithmonë emrin kushtetues të shtetit.
Kur u bë kryeministër, Mickoski tha se brenda vendit do ta përdorte emrin Maqedoni, ndërsa jashtë Maqedonia e Veriut.

Në pyetjen nga “Zëri i Amerikës” nëse Shtetet e Bashkuara do të bisedojnë me qeverinë e re sepse kryeministri nuk e ka përdorur emrin zyrtar të vendit as në Uashington, Departamenti i Shtetit është përgjigjur:

“Marrëveshja e Prespës ishte një arritje historike në zhbllokimin e arritjeve të sigurisë në Evropën Jugore dhe Lindore. Shtetet e Bashkuara mbështesin këtë marrëveshje jetike, ritheksojnë rëndësinë e respektimit të saj dhe do të punojnë me të gjitha palët për të ruajtur përfitimet e saj”.

Samiti i NATO-s në Uashington ka përfunduar sot dhe nuk ka informacione zyrtare nëse Mitsotakis dhe Mickoski janë takuar gjatë mbajtjes së tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume