VLEN e falenderon Frontin Evropian që në mungesë të programit të vet, ka filluar të përkrah pika programore të koalicionit VLEN.

Përkrahjen e parë të tyre, për mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut, të gjithë deputetët e koalicionit VLEN do e mbështesin.

Pra, pa kurrëfarë hamendje do ta mbeshtesim Propozim Ligjin që e paraqitën sot Fronti Evropian, e të cilin e morën nga Programi i koalicionit VLEN!

Kjo, është shenjë e mirë, që tani e tutje, në vend që të shkojnë në zyret e VMRO-së, po hyjnë dhe përkrahin programin e Qeverisë VLEN!

Njëkohësisht i ftojmë, që në seancën e parë të ardhshme parlamentare të përkrahin nismën tonë për shfuqizimin e 3 lejeve për kazinot online, që i hapi BDI në fund të mandatit të saj! Shkruan izet Mexhiti nê facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume