Penalltia e Herri Kejnit ndaj Holandës në gjysmëfinale e barazoi anglezin me Dani Olmon e Spanjës, në listën e golashënuesve më të mirë në “Euro 2024”, me tre gola, ndonëse Olmo është i pari, sepse ka dhënë edhe dy asiste.Kodi Gakpo i Holandës është i dyti me tre gola dhe një asist, po aq sa Georges Mikautadze i Gjeorgjisë. Kapiteni i Anglisë, Kejn, është i katërti pasi është nuk ka dhënë asnjë pasim për gol, ndërsa bashkëlojtari Xhud Bellingam ka shënuar dy gola deri më tani.
Megjithatë, nëse as Olmo dhe as Kejn nuk shënojnë të dielën, UEFA ka thënë se çmimi do të ndahet mes Olmos, Kejnit, Mikautadzes, Musialës (Gjermani) dhe Shrancit (Sllovaki). Kristiano Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë në “Euro 2020”, duke shënuar pesë gola dhe një asistim.