Krisma në çdo cep të Tetovës nëpër dasma, polica e Tetovës po flen gjumë. Edhe pse dënimet janë të ashpëra, tetovarët nuk frikësohen, ataj gjuanë me armë në mes ndërtesave duke rrezikuar edhe jetën e shumë qytetarëve.

“Sektori i Punëve të Brendshme-në Tetovë rikujton se të shtënat me armë janë në kundërshtim me Ligjin dhe se gjoba lëviz nga 100 deri në 250 euro. Gjithashtu, varësisht nga pasojat, të shtënat me armë mund të përbëjnë edhe vepër penale si ,,shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” për të cilin është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet burg”, kanë thekësuar nga SPB-Tetovë ditë më parë

Ky apel i SPB-Tetovë ka hasur në vesh të shurdhur nga tetovarët, por as policia nuk po merr masa të duhura pasi krismat dëgjohen nga të gjithë anët./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume