Për shkak të paraqitjes së erërave të forta, Komuna e Tetovës ka dalë me një thirrje deri te tetovarët.

Kërkon nga ata që t’i shmangin daljet dhe të reduktojnë lëvizjet me vetura, shkaku i parandalimit të dëmtimeve të mundshme.

“ Komuna e Tetovës apelon deri te qytetarët që të shmangin daljet për shkak të erës së fortë që ka filluar në qytetin e Tetovës. Qëndroni në shtëpitë e juaja që të mos kemi pasoja. Po ashtu edhe drejtuesit e veturave duhet të reduktojnë lëvizjet dhe të jenë më të kujdesshëm. Bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm deri sa të stabilizohet moti!”, thuhet në thirrjen e Komunës së Tetovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume