Një kaos në Lojërat Olimpike të Parisit u shkaktua nga Imane Khelif, boksierja nga Algjeria, pasi boksierja nga Italia, Angela Carini në lot refuzoi të luftojë kundër algjerianes duke dorëzuar meçin pas vetëm 46 sekondash.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ajo tha për mediat se nuk kishte marrë kurrë në jetë një goditje kaq të fortë, e cila ndezi më tej historinë për gjininë e boksieres algjeriane.

Khelif dështoi në një test gjinor në Kampionatin Botëror të Boksit në vitin 2023, pasi një test i ADN-së zbuloi se ajo kishte kromozome XY, gjë që e ka që nga lindja.
Nga ana tjetër, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bëri të ditur se ajo i plotëson kriteret për të garuar në boksin e femrave.

Tani babai i Imane Khelifit, Amari, ka folur për gjithçka rreth zhurmës së krijuar në ditët e fundit.

“Këto kritika dhe thashetheme kanë për qëllim destabilizimin e Imanes, sepse nuk duan që ajo të jetë kampione e botës. I them që t’i tregojë se e kanë gabim në ring dhe shpresoj që të bëjë krenare Algjerinë si dhe vendet arabe dhe të fitojë medaljen e artë”.

“Ajo është modeli ynë dhe ne duam të jemi si ajo dhe të respektojmë Algjerinë”, ka thënë Amar për Daily Mail.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com