Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli me një deklaratë zyrtare në lidhje me shpërfilljen që po u bën kryeministri Edi Rama vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se heshtja e Presidentit tregon pushtetin absolut të Ramës.

“Këto akte dëshmojnë gjithashtu fytyrën e vërtetë dhe produktet monstruoze të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Partia Demokratike si parti e lirive dhe të drejtave të njeriut garanton shqiptarët se rivendosja e shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë në vend janë objektivat më madhore të saj,” tha Berisha.

DEKLARATA E BERISHËS

Kushtetuta e Shqipërisë ka rënë dhe kjo për të shumtën herë. Ajo është kthyer thjesht në një letër pa vlerë apo në statutin e Partisë Socialiste, nenet e të cilës zbatohen dhe interpretohen nga kreu i narko-shtetit shqiptar Edvin Kristaq Gjipea sipas vullnetit të tij malinj personal.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas nenit 124 të Kushtetutës zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës zbatohen në narko-shtetin e Edi Ramës vetëm në rastin kur ato shprehin vullnetin e këtij të fundit dhe narko-mazhorancës së tij.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com