Vëllazërimi i Sllatinës ka nisur sot fazën e stërvitjeve nën drejtimin e Sejdi Idrizit pas inkuadrimit në një rang më të lartë garash në futbollin vendorë informon Tetovasot.
Por e veçanta është se klubi ka arritur të bëjë një goditje të madhe në merkato duke nënshkruar me Berin Kamberin e të rinjve të Renovës të cilin e prezantoi sot kryetari i klubit Nazim Limani .Berini ka një talent të jashtëzakonshëm dhe luan në disa role në sulm .

Treneri Sejdi Idrizi tha se ky është një përforcim i madh për klubin dhe pritet të ketë edhe nënshkrime të reja me lojtarë cilësorë ndërsa njëri ndër ta ka qenë edhe pjesë e elitës së futbollit në Maqedoni.Detajet për përforcimet e reja do të jepen ditëve të ardhshme u shpreh kryetari Limani.

Klubi Vëllazërimi ka në përbërje disa lojtarë cilësorë të cilët në vitin e parë të garimit arritën të shpallen kampion dhe tashmë janë pjesë e Ligës së Tretë Perëndim së bashku me skuadra si Teteksi,Luboteni,Vëllazërimi dhe Napredoku i Kërçovës që kanë garuar për shumë vite në Ligën e Parë.TS