Boksieri shqiptar Roberto Bakaj, është shpallur kampion.

Ai e mposhti kolumbianin, Edwin Riascos.

Bakaj e nokautoi Riascosin në rundin e dytë para se gjyqtari ta përfundonte ‘luftën’.

Boksieri shqiptar me këtë rast mori titullin “Ibo Continental”.

Kjo ishte fitorja e 12-të në karrierën profesionale të Roberto Bakajt.

Stadiumi “Besëlidhja”, në Lezhë ishte mbushur në mbështetje të tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume