Zanfina Ismaili njihet për lidhjen e ngushtë që kishte me nënën e saj të ndjerë Monën.

Pos tjerash, Mona ishte edhe gruaja e parë menaxhere në tregun e muzikës vendore, derisa udhëhoqi suksesshëm dy vajzat e saj, Adelinën e Zanfinën.

Kjo e fundit ka ndarë një fotografi me të ëmën, dhe s’kishte sesi të mungonte një dedikim.

“Se ti çdo gjë e ke thjeshtësu, çdo problem e ke zvogëlu, çdo mungesë e ke zëvendësu, çdo ditë me fjalë të mira na ke gzu”, shkroi Zanfina pos tjerash.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume