Jennifer Lopez hoqi unazën e saj të martesës të hënën, mes spekulimeve se ajo dhe Ben Affleck nuk janë më në bisedë për paraqitje të divorcit.

Këngëtarja 55 vjeçare, ka qenë në qendër të vëmendjes së bashku me bashkëshortin e saj aktor, 51 vjeç, të dy duke u përfshirë nga thashethemet e divorcit prej një periudhe disa mujore, sipas mediave dokumentat për divorc janë finalizuar, por ende të padorëzuara.
3
Lopez bëri një deklaratë sfiduese ndërsa shfaqi duart e saj pa unazë, pasi më parë kishte ndërruar unazën e saj të martesës në dorën e saj të djathtë, ndërsa kontrollonte një rezidencë milionadollarëshe në Beverly Hills.

Kjo shënon herën e parë që ylli e ka hequr tërësisht unazën e martesës, pasi Affleck tregoi dorën e tij pa unazë, ditë më parë.