Një grua ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pasi u godit nga një veturë në Ferizaj dje pasdite, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima është shtetase e Shqipërisë.

Lidhur me rastin, është arrestuar shoferi që po drejtonte veturën, e që dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar si pasojë e pakujdesisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren- viktimë femër shtetase e  Shqipërisë e cila pasi ka arritur në QKUK duke mos u bërë ballë lëndimeve ka ndërruar  jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume