Një shtetas i Republikës së Shqipërisë është ndaluar nga policia në Hanet e Mavrovës.
Sipas SPB Tetovë, më 20 nëntor 2026, rreth orës 12:15, policët e Njësitit Policor Mavrovë kanë privuar nga liria R.A. (39), pasi është kapur duke kryer punime ndërtimore.
Gjatë kontrollit është konstatuar se ai kishte tejkaluar afatin e qëndrimit të lejuar në shtet dhe nuk posedonte dokumente identifikimi. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurat e mëtejshme.
Rasti po dokumentohet nga organet kompetente, raporton Tetovasot.