Një 56-vjeçar nga fshati Grad i Dellçevës është arrestuar nën dyshimin për ushtrim të gjuetisë së paligjshme.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 20 nëntor, rreth orës 20:00, kur zyrtarët policorë gjatë kontrolleve në terren e kanë kapur personin duke gjuajtur në një arë në territorin e fshatit Grad.
Ai përdorte një armë gjahu të përshtatur për gjueti gjatë natës. Gjatë kontrollit, policia i ka sekuestruar fishekë të kalibrit 12 milimetra dhe një gëzhojë të fishekut të shkrepur. Për municionin, personi kishte leje përkatëse.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë do të pasojë kallëzim përkatës