Një 40-vjeçar nga Reçica e Madhe është arrestuar pasi është kapur duke vozitur me shpejtësi shumë më të madhe se ajo e lejuar.

Ngjarja ka ndodhur më 20 nëntor 2026, rreth orës 14:30, në rrugën rajonale Tetovë–Pirok, në afërsi të Pallçishtit të Poshtëm.

Policia ka konstatuar se A.F. drejtonte një automjet “Suzuki” me 117 km/h (105 km/h pas tolerancës), në një zonë ku kufiri maksimal është 50 km/h.

Me urdhër të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti i është sekuestruar përkohësisht. Kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik”, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume