Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Teisseire të Grenoble, Francë të dielën. Një shqiptar i armatosur me pistoletë hapi zjarr mbi një grup prej tre personash, edhe këta shqiptarë. Viktimë nga ngjarja ka mbetur Ylli Bezhani 47 vjeç i cili ka marrë 5 plumba në trup.

I biri 24-vjeçar i viktimës dhe nipi 21 vjeç së bashku me një tjetër shqiptar mbetën të plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi pak para orës 20:00 në një zonë të qetë të qytetit, rreth 100 metra larg nga kryqëzimi me Avenue Paul-Cocat.

Autori i cili lëvizte me një skuter elektrik hapi zjarr drejt shqiptarëve. Ai shkarkoi karikatorin e tij drejt tyre dhe më pas u largua menjëherë. Policia është në kërkim të tij por deri më tani nuk ka asnjë informacion.

Bezhani humbi jetën për shkak të plagëve të marra. Djali i tij 24-vjeçar ndodhet gjithashtu në gjendje kritike për jetën.

Prokurori i Grenoble, Eric Vaillant, njoftoi se është hapur një hetim për “vrasje” dhe “tentativë vrasjeje”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume