Artistja, me origjinë nga Dibra, performoi për herë të parë në festivalin Sunny Hill. Ajo kaloi një kohë të mrekullueshme në trojet shqiptare, meqë më pas vizitoi Shqipërinë e vendlindjen e saj.

34-vjeçarja ka ndarë së fundmi një postim me fotografi të ndryshme nga vendet e ngjarjet që ka marrë pjesë. Mes tjerash, biondja ka konfirmuar edhe të dashurin e saj të ri, me të cilin ka qenë në pushime.

Krijuesja e “Heart Wants What It Wants” po shijon një romancë me me arkitektin grek, Simos Liakos. Në korrik të vitit 2023, Rexha konfirmoi fundin e marrëdhënies së saj trevjeçare me ish-të dashurin Keyan Safyari.