Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se është dëgjuar me ish-ushatarin e UÇK-së që po vuante masën e paraburgimit shtëpiak në Maqedoninë e Veriut, pasi u arrestua me kërkesë të Serbisë përmes Interpol. I pyetur për arratinë e tij, Taravari tha se nuk ka informacione.

“Unë e di se Blerim…jam dëgjuar me Blerim Ramadanin, kam biseduar, e di se Blerim Ramadani është dashur prej ditës së parë të lirohet, por fatkeqësisht një prokuror prej Kërçove nuk e la atë mundësi që atë ditë të lirohet dhe e komplikoi situatën, më tutje çfarë ka ndodhur, nuk kam dijeni, besoj që institucionet përkatëse do të japin informata”, tha mes tjerash Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume