Me ftesë të ministrit, me ftesë të drejtorit, këtu në Klinikën Digjestive jemi dëshmitar një vepër në të vërtet mbresëlënëse, e cila për shëndetin publik shtetëror mund të mos jetë e zakonshme, por siç tha ministri shumë konkurruese dhe kushtet do të thosha se janë më të mira nëse krahasohen me disa nga klinikat private.

Në periudhën në vijim do të ketë edhe shumë gjëra të tilla të bukura për shëndetësinë maqedonase.

Mandatin e filluam me vizitën në spitalin klinik në Shtip, ku thamë se vazhdon projekti për përfundimin e spitalit klinik në Shtip dhe spitalit në Kërçovë, nja dy monumente, thënë kushtimisht, të një kohe në të kaluarën, të cilat kjo Qeveri ka ambicie t’i përfundojë dhe nëse do të ketë sukses, presim që një ripërsëritje e tillë të bëhet në një qendër të madhe klinike, e cila është premtuar për një kohë të gjatë, por assesi të ndodhë.

Kështu që si Qeveri mbetemi të përqendruar në këtë lloj projekti, ngadalë por me siguri po fillojmë të planifikojmë Buxhetin për vitin e ardhshëm, shëndetësia dhe shërbimet që ofron shëndetësia publike, shëndetësia shtetërore janë prioriteti ynë dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë të sillemi edhe në të ardhmen.

Koha e klaneve, koha e bizneseve familjare në shëndetësi që shternin pacientin dhe shëndetësinë maqedonase përfundon, së shpejti sot do të ketë përgjegjësi për gjithçka që është bërë në të kaluarën, dhe kjo nuk u mjafton, ne shohim se si të njëjtit i ngarkojnë klinikat dhe spitalet me normë interesi shumë të lartë dhe mendojnë se në këtë mënyrë do të përfitojnë në kurrizin e pacientëve, kjo nuk do të ndodhë, ju premtoj.

Edhe një herë përgëzoj edhe ministrin edhe drejtorin, uroj që në të ardhmen të na ndodhin edhe shumë projekte të tilla sepse pacientët tanë këtë e meritojnë.