Mozzik dhe Lotina janë kthyer një prej çifteve më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar.

Shpeshherë kemi parë që dyshja ndan nëpër rrjete sociale momente nga përditshmëria e tyre, ku pothuajse janë gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Orët e vona të mbrëmjes të së premtes, reperi Mozzik si rrallëherë ka bërë një dedikim të ëmbël në rrjete sociale për Lotinën.

Shoqëruar me një fotografi të tyre, ai shkruan përbri: Ti nuk je gjithçka që dua! Ti je gjithçka që kam dashur gjithë jetën!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume