Një zjarr i madh ka rënë në një shtëpi në Çair, bëjnë të ditur banorët.

Sipas pamjeve në vendngjarje të portalit, i gjithë kati dhe çatia e shtëpisë janë djegur plotësisht, ndërsa në afërsi ndodhet edhe një pallat 8-katësh.

Ekipet e Zjarrfikëses tashmë po bëjnë përpjekje për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, për të parandaluar zgjerimin e tij në objektet fqinje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume