Një paciente e cila nuk ishte pranuar në repartin intensiv në Klinikën Infektive mëngjesin e sotëm në gjendje të rëndë ka ndërruar jetë, e më pas është kthyer nga Karili.
Ky është skandal për të cilin duhet të ketë përgjegjësi!, thonë nga LSDM.
Partia opozitare kërkon që drejtorët e Karilit dhe të Klinikës Infektive të dalin dhe të përgjigjen pse nuk është pranuar pacientja.
– Ku është ministri Taravari gjatë gjithë ditës për të intervenuar pasi LSDM-ja është informuar për problemin sot më herët?
Pacientja nuk u shtrua pasi ishte pozitive me Covid, e cila kërkon respirator. Por ajo u refuzua sepse reparti për pacientët me Covid po rinovohej.
– Kërkojmë hetim dhe përgjegjësi për vdekjen e pacientit. LSDM ka një pasqyrë të saktë në të gjithë rastin dhe do ta sjellë në opinion nëse ministria dhe DSZI-ja tentojnë ta ndalojnë, reagon LSDM.
Ata i bënë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të zgjidhë menjëherë problemin e pranimit të pacientëve në terapi intensive në Klinikën Infektive për të parandaluar viktima të reja të mundshme.