“Me kënaqësi Ju njoftojmë që në rradhët e Lëvizjes Demokratike na shtohet një person me virtyte të larta dhe profesional në veprimtarinë që e ushtron.
Bëhet fjalë për Kryeshefin e repartit të urologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, dr. Erzen Elezi – Kirurg-urolog dhe njëkohësisht këshilltarë në Këshillin Komunal të Komunës së Tearcës.
Doktor Erzenit i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim” ka shkruar Izet Mexhiti