Komisioni për sëmundje infektive ka sjellur rekomandime të reja për “Covid 19”. Sipas këtyre rekomandimeve spitalet dhe klinikat në vend duhet të përpilojnë protokole të veçanta për izolimin e pacientëve të cilët janë të trajtim spitalorë, ndërsa janë të prekur nga korona.
Kreu i komisionit Aleksandar Petliçkovski thot se gjendja po ndiqet me vëmendje, por nuk është shqetësuese.
“Pas një periudhe prej një viti e gjysmë me aktivitet të ulët të virusit Korona jemi dëshmitarë të një periudhe prej 6 javësh në të cilën virusi ka rritur pak aktivitetin. Ne i ndjekim numrat në nivel javorë, në javën e fundit deri më 18 gusht kemi numër më të madh të rasteve pozitive, 271. Krahasuar me javën e kalaur kur kishte 169, kemi rritje që është në përputhje me virusin në tërë Evropën apo edhe në botë.” – deklaroi Kryetari i KSI-së, Aleksandar Petliçkovski.
Pjesë e rekomandimeve është edhe të respektohet termini për vizitën e të sëmurve, nga familjarët. Rekomandohet shmangja e ambienteve me shumë njerëz, rritja e higjienës. Mjekët theksojnë poashtu se mbrojtje më e mirë është vaksinimi.
Me “Covid 19” ishte e prekur edhe 48 vjeçarja që humbi jetën, derisa po trajtohej në hematologji, pasi ishte e prekur rënd nga leukemia akute.