Marrëdhëniet tradicionalisht të fuqishme dhe miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë u konfirmuan sot në takimin mes Ministrit për Çështje Evropiane Orhan Murtezani dhe ambasadorit të Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoy.

Në takim u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer i projekteve bilaterale që zhvillohet përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), e cila ka një gamë të gjerë aktivitetesh dhe ofron mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin social-ekonomik në vendin tonë përmes projekteve të shumta të realizuara, të rëndësishme për arsye të fleksibilitetit dhe orientimit të tyre drejt rezultateve në sferat e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës administrative dhe sociale, transportit dhe bujqësisë.
Bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi nga të dyja palët, duke i ndërtuar bazat e fuqishme të respektit të ndërsjellë që përcakton marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume