Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se “Rruga e butiqeve” do të shëndërrohet në rrugë me identitet artizanal. Kasami thotë se rruga do të shtrohet me kalldërma.

“Nga një rrugë me begatona të thyera, ku pluhuri dhe gropat me ujë i kanë ngjarë një rruge të shkatërruar dhe jo rrugës së butiqëve, tani e tutje këtë rrugë do e transformojmë në rrugë me identitet artizanal. Rruga e butiqeve do të rikonstruohet dhe ridejzinohet për nevojat e zejtarëve dhe për të ringjallur këtë rrugë të rëndësishme të qytetit. Kalldërma, ndriçim publik, gjelbërim, ulëse dhe shporta për mbeturina. Gjithashtu, kjo pjesë e rrugës për një periudhë kohore do të jetë shëtitore ku qytetarët do të mund të levizin lirshëm pasi do ndalohet qarkullimi me vetura!”, shkruan mes tjerash Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume