Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për zgjerimin e listës pozitive të barnave me nëntë xhenerikë të rinj, tha se ajo duhet të zbatohet dhe aplikohet sa më shpejt.

“Nga ajo që më tha ministri i Shëndetësisë gati një javë më parë në një aktivitet tjetër në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive është se pas një kohe të gjatë Fondi i Shëndetësisë më në fund e zgjeroi listën dhe shtoi nëntë xhenerikë të rinj që janë shumë të rëndësishëm për pacientët, po ashtu do të kursehen miliona euro nga paratë e qytetarëve dhe ato para do të mbeten në kuletat e qytetarëve”, sqaroi Kryeministri Mickoski dhe shtoi se e njëjta duhet të fillojë të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Mendoj se të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe sa më parë gjithçka duhet që të fillojë dhe të zbatohet dhe implementohet ”, tha Kryeministri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume