Prokurori Publik nga PTHP Shkup deri te Gjykata e Apelit në Shkup parashtroi ankesë për aktvendimin në lidhje me aksidentin që ndodhi në Llaskarcë.

Prokurori Publik propozon që ta ndryshojë aktvendimin e shkallës së pare ndaj D.B, R.M, I.Gj dhe G.D dhe të shqiptojnë dënime më të larta.

Prokurori në arsyetimin e ankesës shprehet se autobusi në vazhdimësi ka qenë i kontrolluar teknikisht dhe pse nuk është kontrolluar dhe po ashtu ka pasur manipulim e shpejtësinë.

“Gjykata në mënyrë jo të drejtë i ka vlerësuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese si dhe përgjegjësinë individuale ndaj të akuzuarve për aksidentin fata ku humbën jetën 16 persona”, thonë nga Prokuroria.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume