Shaban Sinani
Kooperativa Sharri në bashkëpunim me Qendrën për Edukim dhe Zhvillim, realizuan trajnim tre ditor në kuadër të projektit ,,Forcimi i zonave rurale; Nxitja e qëndrueshmërisë lokale.
Nga data 21-23 gushtë në Kodrën e Diellit, me sukses u realizua një trajnim tre ditor, për bujqësi të qëndrueshme për bujqit lokal të rajonit të Malit Sharr, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe përparimin e dijeve për praktika bujqësore të qëndrueshme, kontrollin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, si dhe prodhimin organik, kundrejt prodhimeve konvencionale. Trajnimi ishte pjesë e iniciativës për vjeljen e patates në kuadër të projektit ,,Forcimi I zonave rurale, nxitja e qëndrueshmërisë në komunitet lokale, i cili paraqet iniciativë ambicioze orientuar nga nxitja e forcimit dhe zhvillimit të Parkut nacional- Mali Sharr, që të krijohet një baraspeshë harmonike në mes ruajtjes së mjedisit jetësor dhe zhvillimit socio-ekonomik të popullatës lokale. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me Qendrën për Edukim dhe Zhvillim (CED), dhe Kooperativa bujqësore për blegtori tradicionale Sharri-Tetovë, në kuadër të programit,,Empower Europe,, të donatorit We Effect Europe. Gjatë këtij trajnimi me vizitën e tij na nderoi Zëvendësministri i bujqësisë Dr.Flakron Bexheti, i cilin ndau mbështetjen e tij për projektet tona për bujqësi të qëndrueshme. Né këtë trajnim, nga ligjërata e profesor Alirami Salijit, bujqit patën mundësi të mësojnë praktika të ndryshme për vjeljen e produkteve të ndryshme bujqësore, të mësojnë më shumë rreth sëmundjeve të ndryshme, si dhe mënyra për t’i trajtuar ato. Pjesë e trajnimit ishte edhe vizita e fermave lokale në rajonin e Komunës së Bërvenicës, ku patëm mundësin të shohim nga afër shembuj praktik të bujqësisë së qëndrueshme, falënderojmë fermerët Hasim Saliu, Veli Deari dhe Naser Xhemaili për mikpritjen dhe ndarjen e eksperiencës së tyre.


