Ish presidenti shqiptar Ilir Meta sot ka uruar përmes linjës telefonike Izet Mexhitin me rastin e 1 vjetorit të themelimit të LD-së.

Kënaqësi të uroja sot nëpërmjet një lidhje telefonike Kryetarin e Lëvizjes Demokratike të Maqedonisë së Veriut, z.Izet Mexhiti me rastin e 1-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Demokratike si një alternativë për ndryshim.

Me këtë rast e urova edhe për suksesin në zgjedhjet e fundit dhe detyrat e larta të ZëvendësKryeministrit të Parë dhe Ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Shqiptarët mbeten garantë të rrugës euroatlantike dhe europiane të Maqedonisë së Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume