Një serb, Dushan Neshiq është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, derisa po tentonte të hynte nga Serbia për në Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka bërë të ditur se i njëjti është arrestuar për një rast të vitit 2022 që ka të bëjë me “kërcënime”.
Elshani shtoi për Reporteri.net se Neshiq është arrestuar sot rreth orës 5 të mëngjesit, dhe është dërguar në mbajtje në Mitrovicë të Jugut për 48 orë.
“Është ndaluar të hënën rreth orës pesë të mëngjesit, teksa po hynte në Kosovë nga Serbia. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe gjendet në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.