Sot, ministri për çështje evropiane Orhan Murtezani së bashku me zv. ministren për çështje evropiane, Viktorija Trajkov, mbajti takim me ambasadoren e Rumanisë në Maqedoninë e Veriut, Adella Monika Aksinte. Në qendër të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale, mbështetja e vazhdueshme e Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, agjenda reformuese në kontekst të Planit për rritjen e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimorë dhe ngjarje tjera aktuale.

Ministri Murtezani falënderoi ambasadoren Aksinte për mbështetjen permanente të Rumanisë për proçesin tonë eurointegrues dhe për mbështetjen e zëshme të politikës së zgjërimit me BE-në, si me vendet e Ballkanit Perëndimorë, ashtu edhe me vendet prej partneritetit lindorë.

Në takim, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Rumaninë në zbatimin e reformave përmes shkëmbimit të përvojave në proçesin e negociatave.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume