Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati një takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker. Në takimin u rikonfirmuan marrëdhëniet e ngushta dypalëshe, si dhe partneriteti solid në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim dhe integrimit evropian.
Ministri Murtezani, në veçanti theksoi rëndësinë e investimeve në projekte infrastrukturore të mbështetura nga fondet sllovene për zhvillim. Ai theksoi se këto projekte paraqesin hapa të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës lokale, dhe se mbështetja dhe investimi në këto fusha do të kenë një efekt afatgjatë pozitiv, duke krijuar kushte më të mira dhe inkurajimin e rritjes ekonomike.
Në të njëjtën kohë, Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të sinqertë nga Sllovenia, si vend mik dhe aleat i ynë besnik në realizimin e synimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar angazhimin e saj parimor për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata diskutuan edhe për modalitetet e bartjes së përvojës dhe njohurive sllovene në procesin e anëtarësimit në Union.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume