Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar edhe një herë sot lidhur me pr/ligjin për “branitellat” të propozuar nga LSDM-ja, duke u zotuar se i njejti nuk do të kalojë.

“PO E RIPËRSËRIS edhe njëherë ashtu siç e thash edhe mbrëmë: Ligji i Sllavjankës dhe Blerimit për branitellat NUK KALOI!
BDI nëpërmjet LSDM-së fut Ligjin e Branitellave në rend dite në Kuvend!

BDI nëpërmjet LSDM-së dhe LEVICËS sulmon kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin dhe dëshironin shkarkimin e tij vetëm pse është shqipëtarë.

BDI nëpërmjet LSDM-së dëshiron ta shfuqizon gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare!

Ama JO, të gjitha këto mbeten vetëm tentativa të dështuara sepse VLEN është garantues i të drejtave të shqiptarëve në këtë vend!

Ju nuk mund ti dëmtoni shqiptarët aq sa ne kemi GUXIMIN dhe FUQINË TI MBROJMË!”, ka shkruar Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume