Kompania greke Aegean Airlines do të ndërpresë fluturimet e saj mes Shkupit dhe Sarajevës nga 29 nëntori, pak më shumë se një vit pas lidhjes së dy qyteteve. Gjithashtu është anuluar shitja e biletave për sezonin veror 2025. Kompania e fluturimeve nuk e komentoi vendimin e saj për anulimin e fluturimeve. Lidhja mes Shkupit dhe Sarajevës me këtë linjë ajrore ishte bërë për herë të parë pas trembëdhjetë viteve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume