I pyetur në lidhje me ligjin për “Branitellat”, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se nuk e dinë se përse dramatizohet ligji për “Branitellat”, për shkak se është hera e shtatë që miratohet.
“Është sjellë në vitin 2002, 2005, 2007, 2009, 2013, 2015, dhe tani mendoj se nuk është momenti të bisedohet për tema të tilla. Mendoj se ajo pikë tani për tani nuk do të trajtohet dhe nuk do të ndihmojë, por nuk e di se përse e dramatizojnë këta parti që janë në opozitë, posacërisht ato shqiptare, të gjitha kanë votuar 6 herë ligj të tillë”, tha Taravari

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume