Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, ka takuar sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë, SH.S. Nives Tiganj, i cili takim ndërlidhet me planin e nënshkruar të bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë.
Në takim u diskutua për tema të ndryshme në fushën e shëndetësisë me theks te transplanti, bashkëpunimi në nivel spitalesh në aspektin e pajisjeve dhe personelit, si dhe për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të BE-së në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit shëndetësor në vend dhe bashkëpunimit të mëtejshëm të suksesshëm me Republikën e Kroacisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume