Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka realizuar takim me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Val.

Në takim, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, është konfirmuar bashkëpunimi shumëvjeçar me OSBE-në në fusha të ndryshme, ndërsa u shpreh mbështetje për përpjekjet e Organizatës që synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe ruajtjen e paqes në rajonin e OSBE-së.

Të dy bashkëbiseduesit, siç theksohet në njoftim, kanë shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet OSBE-së dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut, dhe e konfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e tij.

Mucunski dhe Val kanë shkëmbyer mendime për aktivitetet aktuale të Misionit dhe së bashku rikonfirmuan përkushtimin për vazhdimin e projekteve që mbështesin proceset reformuese të Qeverisë së re.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume