Ziadin Sela nga studioja e ClickPlus ka dalë me një thirrje publike ndaj faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ai kërkon që të bëhen të gjithë bashkë, pa dallim se a janë në pushtet apo opozitë, për siç thotë, “të pengojnë realizimin e planeve jodashmirëse ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”.

“Ne jemi në një kohë që duhet shumë mirë të mendojmë se cila do të jetë sjellja, pozicionimi, jo i Aleancës për Shqiptarët, Besës, PDSh-së, ose ku e di unë, Lëvizja Demokratike a si quhet jo në raport me VMRO-në, por në raport me politikbërjen maqedonase. Ne këtu duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët në mënyrë që të pengojmë në të ardhmen që të realizohen plane që nuk janë dashamirëse të shqiptarëve, por edhe të komuniteteve tjera”, tha Sela.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume