Punimet për stadiumin janë ndalë/ A tenton Bilall Kasami t’i mashtrojë tetovarët duke bërë foto me Lazimin?

E prishi para zgjedhjeve, premtoi para zgjedhjeve, tha se ka leje, ka para dhe stadiumi do të jetë gati për 3 vite kështu deklaroi kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Pasi kaluan zgjedhjet, punimet tek stadiumi i Tetovës u ndalën, Kasami u shpreh se nuk ka leje, e deri sa të merr leje do të ketë ndërprerje të punimeve.
Portali TS, ka raportuar se komuna e Tetovës nuk ka para për ndërtimin e Stadiumit të Tetovës.
Edhe pse është shpallur tenderi prej 10 milionë eurove dhe ka fituar E-Property – kompani e Ekologut nuk punohet tek stadiumi i Tetovës.
Portali TS muaj më parë ka raportuar se plani i Bilall Kasamit për shitjen e stadiumit të vjetër ka dështuar bashkë me një pjesë të tokës në fshatin Falisht për të kompensuar kompanisë që ka fituar tenderin. Pas dështimit, Kasami kërkoi para nga Qeveria, deri sot asnjë vendim të qeverisë nuk ka se do ti ndihmohet për ndërtimin e stadiumit.
Kur të gjithë dyert janë mbyllur, Kasami fotografohet sërish me Lazim Destanin, duke mashtruar tetovarët se stadiumi do të ndërtohet.