Kryetari i komunës së Kumanovës dhe lideri i partisë qeveritare ZNAM – Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, përmes Facebookut ka njoftuar se është takuar me ambasadorin rus në vend, Sergej Bazdnikin, me të cilin ndër të tjera ka biseduar për mundësinë e prezantimit të studimit të gjuhës ruse në shkollat ​​e Kumanovës.

“Sot, ambasadori i Federatës Ruse N. E. Sergej Aleksandroviç Bazdnikin, ishte në vizitë në Komunën e Kumanovsë. Në takim u diskutua për një sërë temash aktuale me theks në mësimin e gjuhës ruse në shkollat ​​fillore dhe të mesme në Kumanovë”, thuhet shkurt në postimin në faqen e Dimitrievskit në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume